Izet Haxhia sulmon prokurorin në gjyq: Ti që i shërben Berishën, kam marrëveshje me…

Shqipëria

Izet Haxhia sulmon prokurorin në gjyq: Ti që i shërben Berishën, kam marrëveshje me…

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 13:08
Izet Haxhia

Është zhvilluar edhe sot seancë në ngarkim të Izet Haxhisë i cili është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit.

Seanca edhe këtë herë është zhvilluar për të vendosur në afat ankimin për apelimin e dënimit.

Haxhia edhe këtë herë ka thënë që nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta.

Ndërkohë që Prokuroria ka publikuar shkresat e veta dhe u shpreh se Izeti është njoftuar.

Izet Haxhia më pas ka marrë fjalën dhe ka sulmuar prokurorin: “Ti prokuror që i shërben Berishën, kam marrëveshje me Turqinë për ekstradimin. Kam dijeni për shumë krime që janë bërë në atë kohë, prandaj nuk më është bërë ekstradimi që kur e kam kërkuar dhe Berisha ka qenë në pushtet. Ndërkohë që Aldo Bare u ekstradua për 2 vite unë kam që në vitin 2005 që prisja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat