Ish-Ministri i Jashtëm: Rama është jashtë kornizës së tij si kryeministër - Bota Sot
Ish-Ministri i Jashtëm: Rama është jashtë kornizës së tij si kryeministër

Shqipëria

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ish-Ministri i Jashtëm: Rama është jashtë kornizës së tij si kryeministër

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:14
Paskal Milo

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan se ai ishte frymëzim për të, solli shumë reagime. Kështu, mes këtyre reagimeve, historiani dhe ish-ministri Paskal Milo ka komentuar qëndrimin e Ramës. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “Neës24” Milo theksoi se tashmë të gjithë shqiptarët janë mësuar se Rama ka për zakon të prodhojë lajm. Teksa shtoi se kreu i qeverisë është jashtë kornize, historiani tha se Rama u jep material të gjithë skeptikëve kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, shkruan ‘BalkanËeb’.

“Duhet të mësohemi me kryeministrin Edi Rama që e ka për zakon që të prodhojë lajm. Edhe në këtë rast s’ka ndaluar. Provokuese në kuptimin e lëndës që jep media, për ta patur në vëmendje. Ai është jashtë kornizë. Se klasifikon si politikan e udhëheqës…është atipik. Kryeministri u jep lëndë atyre për të vënë në dyshim orientimin europian të Shqipërisë. Turqia ka pasur një influencë. Turqia është faktor i jashtëm për Shqipërinë. Turqia duke patur vendin e vet”, tha Milo.

Ndërkohë, dje në një intervistë për Anadolu Agency kryeministri Rama tha se Erdoganin e kishte admiruar prej së largu kush ishte kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test