Kryemadhi: Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!

Shqipëria

Kryemadhi: Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:21
Monika Kryemadhi

Një urim për festën e Fitër Bajramit ka bërë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi uron paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij (muajit të Ramazanit) të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit”, shkruan Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTE

Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë.

Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.

Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.

Gëzuar Bajramin e Madh!

Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat