Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Malasen të Cërrikut. Mësohet se rrjedha e ujit nuk ka kursyer 70 koshere me bletë, të cilat u përmbytën. Por drama nuk mbaron me kaq.
Në tentativë për të shpëtuar kosheret, nusen e familjes Hoxha e pickojnë bletët, e për pasojë ajo përfundoi e helmuar në gjendje të rëndë në spital. Të gjithë ngjarjen e rëndë e ka rrëfyer zonja e shtëpisë.
E moshuara tregoi se uji erdhi i vrullshëm deri në 1.5 m lartësi dhe përmbyti gjithçka gjeti përpara, si dhe kosheret me bletë. “Uji hyri brenda, nga përmbyti kosheret. Një nga kosheret u hap dhe pickuan nusen. E çuam në gjendje të rëndë në spital. Kjo është hera e dy të u përmbytën bletët”, tha e moshuara.