Vrasja e burrit nga gruaja, në sy të kunatës: detaje të reja nga krimi në Milot

Shqipëria

Vrasja e burrit nga gruaja, në sy të kunatës: detaje të reja nga krimi në Milot

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Detaje të tjera po halin hap pas hapi nga vrasja që ndodhi në tregun e Milotit mëngjesin e sotshëm. Gruaja 35-vjeçare Violeta Donaj e ekzekutoi me pistoletë burrin e saj Kujtim Donaj në mes të tregut, pas një debati që u zhvillua në sy të kunatës së saj.

Një tjetër dëshmitar ka thënë për mediat në vendngjarje se "çifti nuk kishte ardhur bashkarisht në treg: gruaja kishte ardhur  më herët kurse burri më vonë. Nuk  kemi dëgjuar debat po të shtëna 4 herë dhe burri humbi jetën menjëherë. I njohim dhe s’kemi vënë re ndonjë konflikt mes tyre; nuk e di pse mund të ketë ndodhur. Ata kishin një dyqan rrobash të përdorura në tregun e Milotit”.  

Mësohet se Violeta dhe Kujtimi shisnin në këtë treg rroba të përdorura ; ata janë prindër të dy fëmijëve adoleshentë, njeri prej të cilëve 14 vjeç.

Pas krimit, gruaja ka tentuar të largohet, por Policia e ka arrestuar.

Policia e Lezhës dha një informacion paraprak mbi ekzekutimin: 

Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat