Komisioni i Medias, debat i ashpër Veliaj-Vokshi. Veliaj: Po bën teatër!; Vokshi: Këtu jam unë kryetare, dilni jashtë!

Shqipëria

Komisioni i Medias, debat i ashpër Veliaj-Vokshi. Veliaj: Po bën teatër!; Vokshi: Këtu jam unë kryetare, dilni jashtë!

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:44
Komisioni i Medias, debat i ashpër Veliaj-Vokshi

Një debat i ashpër mes Erion Veliajt dhe Albana Vokshit u zhvillua në Komisionin e Medias, gjatë një seance dëgjimore me kreun e Bashkisë së Tiranës për çështjen e teatrit.

“Po bëni ju teatër, në vend që të bëjnë aktorët. Jeni duke gënjyer sepse sapo iu thashë që nesër sheshi “Skënderbej” është për një çmim në Barcelonë. Në respekt erdha siç më kërkuat. Nëse do të bësh aktoren bëj audicion, por ti po gënjen. I keni vjedhur protestën aktorëve. Shfrytëzoni çdo kauzë për ta politizuar”, tha Veliaj.

Tonet u rritën kur Vokshi kërkoi që Veliaj të nxirrej jashtë.

“Të kanë dhënë rolin e zhurmuesit, më vjen shumë keq për ty. Nxirreni jashtë kryetarin e bashkisë. Nuk mund të marrësh mikrofonin për t’i bërë reklamë bashkisë. Mbyllet mbledhja derisa të iki kryetari”, tha Vokshi.

Kryetarja e Komisionit të Medias kërkoi 5 minuta pushim derisa kryebashkiaku i Tiranës të largohej nga mbledhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat