Rama: Turizmi do të sjellë rritjen e rrogave për shqiptarët

Shqipëria

Rama: Turizmi do të sjellë rritjen e rrogave për shqiptarët

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Durrës këtë të martë në një takim me operatorët e turizmit, nga ku ka premtuar se zhvillimi i këij sektori, do të sjellë dhe rritjen e rrogave.

“Zhvillimi i turizmit do të sjellë rritjen e të ardhurave dhe rritjen e rrogave. E kthyem turizmin nga një parrullë boshe në një investim strategjik.

Sot nuk derdhen më ujërat e zeza në detin e Durrësit. Gjithashtu rrjeti i ujësjellësit është një investim i madh që vazhdon dhe ka filluar që tani të japi me fakte dhe rezultate me furnizimin me ujë të pijshëm të gjithë kësaj zone. Nga ana tjetër ne do të vazhdojmë me agroturizimin.

Në gjithë pjesën rurale të bashkisë së re të Durrësit ka mundësi fantastike që ne duam t’ju japim një shans atyre që nuk e kanë shtëpinë buzë detit dhe nuk kanë mundësi për tregun bujqësor. Por mund t’i kthejnë në zona turistike që mund të vinë turistë. Në pamundësi për të eksportuar fruta dhe perime, eksportohet shija e turizmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat