Meta pret në zyrë Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

Shqipëria

Meta pret në zyrë Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:42
Ilir Meta pret në zyrë Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, te kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njohja me misionin dhe programin e kësaj organizate, të themeluar nga një grup ish-ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimi me institucionin e Presidencës, në funksion të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Krijimi i këtij Këshilli, tha Presidenti Meta, është një nismë e vyer e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, në çështje të rëndësishme të politikes se jashtme.

Prania gjithëpërfshirëse e shumë personaliteteve të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare është garanci për afirmimin e Këshillit të Ambasadorëve si një forum i pavarur dhe i orientuar nga interesat kombëtare.

Presidenti u shpreh gjithashtu se politika jonë e jashtme duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës,e maturuar dhe e përqëndruar në interesat e qëndrueshme kombëtare, si dhe të ndërtohet mbi besueshmërinë afatgjatë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat