Berisha: Pse Gjermania nuk pranon hapjen e negociatave për Shqipërinë!

Shqipëria

Berisha: Pse Gjermania nuk pranon hapjen e negociatave për Shqipërinë!

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:10
Sali Berisha

Lufta kundër krimit e korrupsioni, Reforma në Drejtësi, si dhe ajo Zgjedhore, sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha janë pengesat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, teksa një javë na ndan nga vendimi i Brukselit.

Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Parlamenti holandez me një term ushtarak urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Franca është absolutisht e prerë me qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave “

I prerë është edhe për çështjen e emigrantëve, pas të cilës thonë se fshihen interesa të mafias në trafikun e qenieve njerëzore.

“Shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigand ku flotiljet e mafias shqiptare prej 300 gjerë në 500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në det për qëllime pasurimi. 

Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do ketë”, thotë Berisha për Klan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat