Holanda i thotë jo negociatave, por ky duket se është “fake news”-i i radhës për Ramën

Shqipëria

Holanda i thotë jo negociatave, por ky duket se është “fake news”-i i radhës për Ramën

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:38
Edi Rama

Një ditë më parë parlamenti i Holandës votoi me 125 vota kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Por edhe pse nga Evropa vijnë lajme të këqija duke pasur parasysh edhe skepticizmin e Francës, Gjermanisë apo Belgjikës, nga brenda vendit ka ende “shpresë”.

I pari që pret një përgjigje pozitive është kryeministri Rama, të cilit duket se nuk i ka “ardhur” fare në vesh lajmi nga Holanda.

Gjatë turit të llogaridhënies me minoritetet në Sarandë, Rama doli shpresëplotë se mbledhja e Këshillit Europian në 28 Qershor do t’i hapë dritën jeshile vendit tonë për të vijuar procesin e anëtarësimit.

“28 qershori do të vijë dhe unë kam shpresë që drita jeshile do të ndizet dhe Shqipëria nuk ka kthim mbrapa në këtë proces. Kanë ngritur një tymnajë të re për një “po” me kushte.

Mali Zi dhe Serbia kanë marrë “po”, kanë marrë dhe kushtet. Mali i Zi sot po negocion.

Edhe pse kush i bie ndesh Shqipërisë në parlamente të vendeve europiane, nuk sheh përtej hundës së vet e nuk ka asnjë lidhje me të vërtetat e vendit tonë, po thjesht bën politikë të brendshme duke përdorur Shqipërinë, deri në sekondën e fundit ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë që, në një formë a një tjetër, drita e 28 qershorit të jetë jeshile”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat