Materialet e ndërtimit dhe qymyri koks, ndër mallrat kryesore të importit

Shqipëria

Materialet e ndërtimit dhe qymyri koks, ndër mallrat kryesore të importit

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Materialet e ndërtimit si, xhamat, blloqet e mermerit, llamarina dhe melamina, zënë një pjesë të madhe të importeve drejt portit të Durrësit. Po ashtu edhe çimentoja dhe hekuri për ndërtim, me shifra përkatëse nga 6 mijë deri në 40 mijë tonë vetëm në 5 muaj.

Një pjesë e importeve realizohet me anë të kontenierëve, mësohet nga statistikat e Autoritetit Potual Durrës.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, bëhet e ditur se në kalatat e portit më të madh të vendit gjatë 5 muajve të parë të vitit janë përpunuar mbi 1 milion ton mallra që kanë mbërritur nga vende të tjerë, duke shënuar një rritje të eksporteve prej afro 83 mijë tonë, krahasuar me periudhën janar-maj 2017.

Një rritje të ndjeshme ka patur përpunimi i qymyrit koks nga importi, që shfrytëzohet nga industria vendase.

Volumi 5-mujor i koksit ka arritur në mbi 115 mijë tonë, ose 24 mijë tonë më shumë se vitin e kaluar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat