“Ti je peshku i madh”, Rama pritet me protesta edhe në Vlorë, PD: Shtetrrethim!

Shqipëria

“Ti je peshku i madh”, Rama pritet me protesta edhe në Vlorë, PD: Shtetrrethim!

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:10
Vlorë

Sot kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku pas turit të dëgjesave publik, prezantoi edhe projektet për këtë qark.

Por si kudo tjetër ku ka shkuar Rama, Partia Demokratike dhe një grup qytetarësh e kanë pritur me protesta.

Sipas PD-së policia e Shtetit krijon gardh për të “mbrojtur” kryeministrin nga qytetarët që dëshiron të merrnin pjesë në dëgjesën e Vlorës.

Policia e shtetit e ndihmuar edhe nga Garda, kanë ndaluar qytetarët që të kalonin në rrugën afër Pallatit të Sportit.

“Bashkë me qytetarët është ndaluar edhe deputetja e PD në Vlorë Nada Meçorapaj dhe policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë bllokim të rrugës me forca të shumta policore.

Gjithë lëvizjet e kryeministrit, janë shoqëruar me masa të larta sigurie të policisë dhe Gardës duke mbajtur Vlorën në shtetrrethim.

Megjithë kërkesën e vazhdueshme të qytetarëve dhe të deputetes Meçorapaj, policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyen e bllokimit të rrugëve, por as arsyen se pse qytetarët nuk lejoheshin të merrnin pjesë në dëgjesën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë”, bën me dije PD.

Sipas tyre për minuta të tëra drejtuesit e policisë kanë urdhëruar bllokimin e të gjitha akseve ku kishte për të kaluar Rama.

“Megjithatë e gjithë vizita e tij në Vlorë është shoqëruar me protesta dhe qytetarët kanë mbajtur parulla të shumta: Ti je peshku i madh. Kjo është shoqëruar simbolikisht edhe me hedhjen drejt tij të peshqve”, njofton zyra e shtypit e PD-së.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe deputetja e PD-së për Vlorën, Nada Meçorapaj, e cila shkruan se të pengosh qytetarët të protestojnë është shenjë e qartë e degjenerimit.

Reagimi

Policia u be gardh sot rreth Pallatit te Sportit ne Vlore. Per te ndaluar qytetaret qe nuk pajtohen me qeverine te protestonin paqesisht. Kordoni policor hapej vetem kur shfaqeshin njerez 'te partise' dhe mbyllej per te 'padeshiruarit'.

Kjo eshte vetem nje shenje se sa false jane degjesat e Kryeministrit dhe se si ato nuk jane dialog me popullin, por monolog, fjalosje me veten dhe vartesit e administrates.

Si dje ne Sarande, edhe sot ne Vlore, e njejta sjellje. Deshmi se shteti ka ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti u ka mbetur ne dore tashme si tepsi, sepse timoni u eshte thyer bashke me busullen.

Te pengosh qytetaret e tu te protestojne eshte shenja e qarte e degjenerimit. Por, ne Vlore ata e thane fjalen e tyre. Kryeministri e mori sinjalin: me parulla, peshq dhe gjeste te tjera.

Ne fund u deshen truprojat dhe makinat e shpejta per ta shpetuar nga degjesa e vertete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat