Kush është Eduard Lika? Ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje

Shqipëria

Kush është Eduard Lika? Ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:12
Eduard Lika

Kater persona janë arrestuar deri me tani dhe dy te tjerë janë në kërkim. Policia ka ushtruar kontroll te servisi i Eduard Likës, i cili rezulton se duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje. Ai është i përfshirë edhe në disa aksidente.

Edi Lika, njëri nga katër të arrestuarit që u kapen me 3 milionë e 366 mijë euro në portin e Durrësit.

Ai nuk është i panjohur për drejtësinë, në dy raste është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është i përmendur në një aksident automobilistik ku ishte pasagjer edhe Ledio Ruçi, djali i Gramoz Ruçit.

Siç thonë burimet 41-vjeçari Edi Lika ishte i dënuar me arrest shtëpiak për dy vjet nga Gjykata e Apelit.

Vepra për të cilën ai akuzohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit Klevi Cani Lika, edhe ky i arrestuar të dielën për ngarkesën e eurove e frangave më të madhen të sekuestruar ndonjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në fund të 2017 sipas burimeve dhe Edi Lika gjatë një drekë me familjen, por pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar ai ka qëlluar me shishë në kokë të birin.

Lika është dënuar edhe më herët po për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Ndërsa në vitin 2011 ai u arrestua për një aksident automobilistik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase.

Në atë kohë u përfol se drejtimin e mjetit e kishte Ledio Ruçi, por ekspertiza zbuloi se automjeti drejtohej nga Edi Lika.

Kësaj radhe ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve që u kapën në Durrës janë regjistruar hetimet për pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash në kufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat