Paralajmërimi i Ballës: Të enjten tregoj dokumentet për Bashën, do bëj kallëzim penal

Shqipëria

Paralajmërimi i Ballës: Të enjten tregoj dokumentet për Bashën, do bëj kallëzim penal

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 11:38
Taulant Balla

Në lidhje me akuzat e bëra nga Lulzim Basha se Taulant Balla ka lidhje me 3.4 milionë euro të sekuestruar në portin e Durrësit, reagoi sot edhe kreu i deputetëve të PS-së.

“U them të gjithë atyre që më kanë besuar mandatin se kjo akuzë nuk qëndron në asnjë përqindje të saj. kjo akuzë është nxjerrë nga goja e Bashës në një moment të papërgjegjshëm në një seancë ku të gjithë qeshnim me të.

Deklarata e Policisë së Shtetit ishte shteruese sa i përket personave të arrestuar, atyre ende në kërkim dhe atyre që përbëjnë gjithë grupin kriminal. Përgëzoj policinë që aksione si ky të ketë sa më shumë dhe prapa hekurave të shkojnë të gjithë kriminelët.

Ka pasur rrjedhje informacioni nga një person i papërgjegjshëm, Basha, që buri në rrezik operacionin e policisë. Por Bashën nuk e marrin seriozisht as personat me të shkuar kriminale. Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale, jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të mbroj gjyqin m’u në sheshin Skënderbej, nëse do kem lidhje me këta”, tha Balla.

Ai paralajmëroi se në seancën e ditës së enjte do tregojë prova që e lidhin Lulzim Bashën me këtë grup.

“Në fund të kësaj historie Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. I kam gjetur disa lidhje me këtë grup kriminal. Unë do t’i ruaj për të enjten në seancë plenare disa surpriza për Bashën. Kam qeshur në seancë plenare dhe dje me këtë budalla, që këput një budallallëk dhe mbi të krijon histori.

Unë nuk do ta lë me kaq, do ja kthej në një mësim ekzemplar. Brenda kësaj jave do të depozitohet dhe kallëzimi penal. Prokuroria duhet të thërrasë të parin Lulzim Bashën, çdo deputet, edhe mua, sepse para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Këtë radhë, Basha nuk do ja hedhë. Pse PD nuk flet më për ‘Babalen’? Tashmë është konfirmuar se e gjithë kjo histori ishte e inskenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat