Negociatat, Luan Rama: Reagimi i qeverisë, fyerje për shqiptarët

Shqipëria

Negociatat, Luan Rama: Reagimi i qeverisë, fyerje për shqiptarët

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:58
Luan Rama

“Ministrat e BE vendosën të mos i çelin negociatat për Shqipërinë dhe kjo është paraqitur si fitore nga qeveria shqiptare”, kështu u shpreh Luan Rama, i cili thotë se kjo është tallja e radhës e qeverisë me qytetarët shqiptarë.

“Ministrat vendosën të mos i çelin negociatat, duke përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria. Ky është një mesazh i qartë dhe transparent ndaj qeverisë shqiptare. Përpjekjet e qeverisë për ta pasqyruar si fitore është përpjekja e radhës për t’u tallur me shqiptarët”, tha Luan Rama në një deklaratë për mediat.

Më tej, në deklaratën e tij, Luan Rama u shpreh se BE nuk mund të pranojë një qeveri të lidhur me krimin.

“Ata nuk mund të pranojnë një qeveri që ka zgjedhur që të ketë partner krimin”, tha Luan Rama.

Tashmë, ajo që duhet të bëjmë, thotë Luan Rama është “të gjithë së bashku të fokusohemi te përmbushja e prioriteteve dhe për t’u kthyer me edukatë ndaj zbatimit të ligjit dhe eficencës maksimale të reformës në drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat