Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti vendimin e marrë nga BE në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Sipas ambasadës, ky është një vendim pozitiv.
Po ashtu, ambasada nxit Shqipërinë që të rrisë ritmin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar,” thuhet në deklaratë.