Rama sulmon Bashën: Efendilerët esadistë të Shqipërisë dhe Gjermania mike

Shqipëria

Rama sulmon Bashën: Efendilerët esadistë të Shqipërisë dhe Gjermania mike

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 14:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe një herë kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili në datën 21 qershor tha se Gjermania do të votojë kundër nesh për hapjen e negociatave.

Por Rama ka publikuar dhe një pjesë nga intervista e një prej përfaqësuesve të Bundestagut, i cili ka thënë se Gjermania e mbështet Shqipërinë, por Franca dhe Holanda janë pengesë.

“Efendilerët esadistë të Shqipërisë dhe Gjermania mike, jo më larg se dje paradite”, ka shkruar Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat