Basha “thumbon” ambasadorët: Kanë përgjegjësi edhe ata që nuk “panë” drogën dhe krimin

Shqipëria

Basha “thumbon” ambasadorët: Kanë përgjegjësi edhe ata që nuk “panë” drogën dhe krimin

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 15:33
Lulzim Basha

Në daljen e tij për mediat duke komentuar negociatat kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi “kunja” edhe ndaj ambasadorëve në vendin tonë.

Basha tha se në këtë dështim janë përgjegjës edhe dëshmitarët e rremë që nuk panë drogën, krimin dhe korrupsionin në vendin tonë.

“Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bën njësh me propagandën e Edi Ramës.

Nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë, në Europë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gënjeshtrave dhe mashtrimeve me të cilat përballemi sot, pavarësisht nga vijnë dhe kush i bën”,- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat