Rama: Kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave

Shqipëria

Rama: Kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 18:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, tha sot se data e çeljes së negociatave është vendosur me afat kohor, ku “nuk humbasim 12 muaj, por kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave”.

“Si mund të shtyhet një datë që nuk është vendosur akoma? Si mund të pranohet që të ndizet drita jeshile për një vend të mbytur me korrupsion e krim? Miqtë tanë ndërkombëtarë na pyesin se si ka mundësi që opozita jonë e do me kaq pasion mosçeljen e negociatave? Si ka mundësi që bën këtë që nuk e ka bërë asnjë opozitë e vendeve të tjera? Ka mundësi sepse kjo është mundësia e vetme për këtë opozitë. Tamam si mallkim që na ka ndjekur rrugë më rrugë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi data për çeljen e negociatave nuk është kurrë imediate pas rekomandimit pozitiv, por ka hapësirë kohore në mes që lidhet me konsensusin e domosdoshëm mes vendeve të Këshillit Europian.

“Nuk ka shqiptar me mend në kokë që mbyll sytë e veshët përballë kësaj fitoreje. Nuk humbasim 12 muaj, por kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave”, theksoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat