Basha kërkon Ramën në Kuvend: Të marrë ato që merr dhe të vijë…Balla: Është në bisedë…

Shqipëria

Basha kërkon Ramën në Kuvend: Të marrë ato që merr dhe të vijë…Balla: Është në bisedë…

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 11:41
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend lidhur me vendimin për negociatat, të cilën, Basha e cilëson dështim.

“Nëse zoteria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet që të vijnë këtu ndërprit seancën, këshilloje, qetësoje dhe të marrë ato që merr dhe të vijë në seancë, prandaj pezulloje seancën bëje pushim deri sa të vijë përgjegjësi për këtë situatë”, tha Basha.

I menjëhershëm ishte reagimi I Taulant Ballës.

“Kryeministri do të jetë këtu menjëherë sepse ne këtë moment është në bisedë telefonike me kryeministrin e  Belgjikës”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat