Jo-ja e negociatave,'Rama ngeli në provimin e Maturës! Katër! Hajde pas një viti'

Shqipëria

Jo-ja e negociatave,'Rama ngeli në provimin e Maturës! Katër! Hajde pas një viti'

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 14:45
Oerd Bylykbashi

Opozita ka përdorur lloj - lloj figurash letrare në sulmet ndaj kryeministrit dhe ministrave në Kuvend, pasi dështuan të hapin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përdori një krahasim fare aktual. "Edi Rama dhe qeveria e tij ngeli në provimin e Maturës, - tha ai. -  Këshilli Europian i tha “bravo, ulu, katër, hajde pas një viti!” Ky është verdikti, le të kënaqet edhe Ministri i Jashtëm.

Po po, edhe Gjushi është për të ngelur në klasë - replikoi Bylykbashi me deputetët e PS në sallë - po është për të ngelur në vend tjetër, mbas hekurave!

Tipikish, Edi Rama kurrë nuk pranon përgjegjësinë. E ka fajin mësuesi i vështirë, provimi është më i vështirë se ç’kam bërë testimin, shokët që kërkojnë me kopju, po kurrë s’e ka ai vetë. Do ta dëgjoni gjatë gjithë këtij. Por BE ia mbylli Shqipërisë derën edhe për një vit, do s’do Ministri i Jashtëm. Madje i ka thënë t’i bjerë nga nëj shteg më i gjatë me kushte më të vështira."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat