Hapja e negociatave përplas Ramën dhe Bashën në kuvend

Shqipëria

Hapja e negociatave përplas Ramën dhe Bashën në kuvend

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 18:54
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Nga foltorja e kuvendit, në një nga seancat e rralla normale të javeve të fundit, kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën se po pengon integrimin e vendit në “BE”.

Rama e konsideroi të turpshëm qëndrimin e opozitës pas lajmit për hapjen e negociatave në vitin 2019.

“Është e pandërshme që Zoti nuk e kufizoi budallallëkun, por ia dha me shumicë opozitës tonë. Ne nuk kemi punë më këta që janë të zënë me pengimin e integrimit, ne jemi shumë të impenjuar për cuar përpara procesin e integrimit dhe sfida të reja që duhet ti kalojmë me sukses. Opozita jonë është e vetmja që thotë se Shqipëria dështoi me integrimin dhe kjo është vërtet e turpshme.”

Kreu I qeverisë tha se mazhoranca ka punë me njërëzit, qytetaret e këtij vendi dhe jo me opozitën. Rama shtoi se ai dhe qeveria që ai drejton nuk I ndan njerëzit në të djathtë e të majtë apo në bazë të votive që mori.

Replika e Bashës ishte e shpejte dhe teksa doli në foltore, kreu I PD akuzoi Ramen se ai ka reklamuar ne Europe se në Shqipëri nuk ka krim, lende narkotike dhe korrupsion. Në fakt, sipas Bashes, është e kundërta pasi Rama është I zhytur ne krim dhe vendi është ne kolaps ekonomik.

“Në Europë nuk shkohet duke mashtruar dhe kërcënuar. Në Europe shkohet duke përqafuar të vërteten. Tani nuk ka më 5 kushte prioritare për të hapur negociatat por 13 janë shtuar, kanë shkuar 13. Qytetaret duhet ta kuptojnë se negociatat happen nga vendet anëtarë të BE-së dhe disa vende janë kundër qeverisë së Ramës, I cili është tradhëtari I interesave kombëtare, njeriu që mbron Tahirin dhe Xhafajn.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat