Rama: Shqipëria është i vetmi vend ku opozita punon kundër interesit të shtetit

Shqipëria

Rama: Shqipëria është i vetmi vend ku opozita punon kundër interesit të shtetit

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:54
Edi Rama

“Kjo është opozita e vetme që në procesin e integrimit të Bashkimit Europian punon ditë e natë kundër vendit të vet”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke theksuar se “me këtë opozitë nuk ka se çfarë të debatosh, pasi sapo artikulon fjalë në gjuhë të huaj flet kundër vendit të vet”.

“Këtë e thonë të tërë miqtë e Shqipërisë që ne takojmë, nuk e them unë. Këtë e thonë ata që u angazhuan për Shqipërinë dhe që bënë për Shqipërinë pakrahasimisht më shumë se kaq. Çfarë do të debatojmë? Të debatosh pse opozita jonë është e vetmja që thotë nuk çelen negociatat, ndërkohë që Këshilli Europian poston edhe një kartolinë urimi për shqiptarët”, tha Rama.

Në një kohë kur Komisioni Europian, tha Rama, përshëndet vendimin dhe miqtë dhe partnerët e Shqipërisë na urojnë dhe vazhdojnë edhe sot të komunikojnë me ne për të na uruar, opozita kërkon debat.

“Nuk debatojmë dot, sepse jeni katandisur në një tufë efendilerësh, si ata të parodive. Ne nuk kemi punë me ta, sepse kemi mjaftueshëm punë për të bërë”, tha Rama.

Në këtë stad të ri, Kryeministri theksoi se “barra jonë është që nuk mund t’i mbajmë më këta (opozitën) në kurriz. “Boll u bëmë pjesë në këto debate absurde. Ne do të vazhdojmë punën që kemi përpara, sepse ka shumë për të bërë akoma, ka shumë gjëra për të përshpejtuar dhe sfida për të fituar”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat