Prishja e Teatrit Kombëtar, Basha: Do protestojmë, Prsesidenti të vendosë veton

Shqipëria

Prishja e Teatrit Kombëtar, Basha: Do protestojmë, Prsesidenti të vendosë veton

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 13:59
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me projektligjin e ri të tetarin Kombëtar.

Basha u shpreh se do të fillojnë protestat për të ndaluar grabitjen e Teatrit Kombëtar

"Kemi plan të qartë për teatrin Kombëtar. Do të kundërshtojmë këtë projekt grabitjeje. Edi Rama do të marrë 50% të milionave të drogës.

Ne do ta kundërshtojmë në çdo instancë. Do i kërkojmë Presidentit të mos bëhet pjesë e kësaj grabitje dhe t’i vërë veto. Do i bëjmë presion ndërkombëtareve që ka një përgjegjësi që vendi është pa kushtetuese.

Të bëjë gjithçka për ta ndaluar këtë grabitje. Do të protestojmë për të ndaluar këtë  grabitje”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat