Në Rinas dyfishohen hyrjet, në dy muaj 73 mijë turistë

Shqipëria

Në Rinas dyfishohen hyrjet, në dy muaj 73 mijë turistë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:42
Rinas

Për herë të parë këtë vit në Shqipëri po mbërrijnë fluturime Charter të organizuara me turistë edhe nga vendet skandinave.

Risi janë edhe charterat nga Izraeli ku turistë nga ky vend vizitojnë Shqipërinë për herë të parë. Për periudhën maj-qershor numri i shtetasve të huaj kanë vizituar Shqipërinë përmes aeroportit Nënë Tereza është rritur me rreth 60 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një të vitit 2017.

Vetëm gjatë dy muajve të fundit në aeroportin e Rinasit raportohet të kenë hyrë rreth 73 mijë turistë, dyfishi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku raportohet të kenë hyrë rreth 33 mijë turistë.

Ndërkohë gjatë javës së fundit në pikat e kalimit kufitar, Morinë dhe Bllatë kanë hyrë mesatarisht 8500 shtetas çdo ditë të cilët kanë deklaruar se udhëtimi i tyre është për qëllime turistike.

Në pikat e kalimit kufitar nga toka kalojnë kryesisht turistë të huaj, sllovak, çek dhe polak që udhëtojnë me rulota ose të organizuar me mjete të tjera, si motorët sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat