Aksidenti me 7 të plagosur në Shkodër, lihet në burg 24-vjeçari

Shqipëria

Aksidenti me 7 të plagosur në Shkodër, lihet në burg 24-vjeçari

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 20:46
Pamje nga aksidenti

Gjykata e Shkodres e la në burg 24 vjeçarin Kristian Vaso, drejtues i njërit prej mjeteve që u përfshi në aksidentin e pasdites së 24 qershorit në Rrenc të njësisë Guri Zi. 7 persona mbeten të plagosur, anëtarët e familjes Ndreka, si dhe vetë Vaso me 2 personat e tjerë që kishte pasagjer në automjet. 

Organi i akuzës ishte i prerë në kërkesën për dhenien e masës “arrest me burg” për të riun, ndërsa pala mbrojtëse kërkoj një masë lehtësuese. Pasi shqyrtoj provat e paraqitura dhe dëgjoj palët, gjykata la në fuqi kërkesen e prokurorise, duke i dhënë arrest me burg 24 vjeçarit. Aksidenti tek kthesa e Rrencit la 3 të plagosur në gjendje të rëndë dhe 4 me plaga me të lehta. 24 vjeçari po drejtonte mjetin mercedes benz me targë AA 195 MV kur është përplasur me Opelin me targë AA 449 GE, ku udhëtonte familja Ndreka, ku kryefamiljari dhe vajza 17 vjeçare mbeten të plagosur me rëndë. 

Vajza e familjes është nisur për mjekim më të specializuar drejt kryeqytetit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes në spitalin e Shkodres. pas veprimeve hetimore në terren dhe konkluzionit paraprak të dalë nga ekspertiza, policia arrestoj 24 vjeçarin, pasi ai ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën. Nga skedimi i tij është zbuluar se edhe 5 vite më parë ai kishte shkaktuar një tjetër aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një personi bëjnë me dije burime policore. Brenda 10 ditësh pala mbrojtëse mësohet se do ta ankimojë këtë vendim në apel, duke synuar për marrjen e një mase më të lehtë për këtë shtetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat