Terror me maska në Durrës, lidhet kryefamiljari, i grabisin kasafortën, por s’mbaron me kaq

Shqipëria

Terror me maska në Durrës, lidhet kryefamiljari, i grabisin kasafortën, por s’mbaron me kaq

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Momente tmerri dhe paniku ka përjetuar në banesën e tij në fshatin Larushk të Durrësit shtetasi Nue Lata, i cili ka rënë pre e një grabitje me maska.

Media mëson se katër persona të maskuar i kanë hyrë në banesë mbrëmjen e 28 qershorit rreth orës 21:40 dhe pasi e kanë lidhur e terrorizuar me armë i kanë grabitur kasafortën, brenda së cilës dyshohet të ketë pasur një sasi lekësh.

Burime policore bëjnë me dije se pas kësaj grabitësit kanë vjedhur edhe mjetin tip “Benz” me targë AA 642 HD të parkuar në oborrin e shtëpisë. Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat