“Surpriza” e Bashës për 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve!

Shqipëria

“Surpriza” e Bashës për 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve!

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 09:24
Lulzim Basha

Më rastin e 242 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, lideri i opozitës Lulzim Basha ka festuar në mënyrë tradicionale.

Ai është veshur si një kauboj, me një kapele tipike nga Teksasi.

Basha ka pozuar me ish-drejtorin e shkollës së policisë së Kosovës, në stendën e Teksasit, Steve Bennett.

Ai shkruan në Facebook se me Bennett është njohur kur të dy punonin në Kosovë pas çlirimit të saj.

"Me një mik të vjetër amerikan, Steve Bennett", shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat