“Vetëm dorëheqja e Ramës i hap rrugë integrimit të Shqipërisë”

Shqipëria

“Vetëm dorëheqja e Ramës i hap rrugë integrimit të Shqipërisë”

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 10:52
Edi Rama

Deputeti i PD Tritan Shehu ka deklaruar se vetëm dorëheqja e Kryeministrit Rama do ti hapte dritën jeshile integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë emisioni “Java” në RTSH, Shehu hodhi poshtë pretendimet e qeverisë se opozita ka frymë kundër Shqipërisë në Europë.

Ai shtoi se pa dorëheqjen e Ramës do të vazhdohet të mos luftohet krimi si dhe do të mbizotërojnë modelet orientuese që aktualisht janë nga Lindja dhe jo nga Perëndimi.

"Pyetja që bëni ju është e shumë e sepse realisht shenjat janë të frikshme që sot. Kur rrëzohet objektivi kryesor për një vend, kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

 Që këtu fillon reflektim, që kur çdo gjë mbulohet me sofizma, nuk mund të korrigjojmë provimin. Duhej që kryeministri të jepte dorëheqjen, të krijohej një forcë unike në negociata me një program të qartë, me një mbështetje të gjerë.

Qeveria është në një moment që duhet të justifikojë ikjen masive jashtë, këto janë shifra të frikshme. Nëse Rama i merr me shaka këto gjëra, do të thotë se nuk është për të shkuar në Evropë.

Po dëgjoja sot në media të qeverisë që ka një frymë kundër Shqipërisë në Evropë! Nuk është e vërtetë pasi në jemi një popull që jemi mbështetur nga Evropa dhe Amerika. Nuk duhet të bëhen këto gjëra se janë të rënda.

Nëse do të vazhdohet duke mos luftuar krimin, nëse do mbajnë modelet tona orientuese që janë nga lindja, nuk ja vlen të fillojmë këtë proces. Këto gjëra nuk ndryshohen pa dhënë dorëheqjen kryeministri", tha Shehu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat