“Shpifjet t’i tregosh në gjykatë”, Vokshi i përgjigjet Ballës me një video nga e kaluara

Shqipëria

“Shpifjet t’i tregosh në gjykatë”, Vokshi i përgjigjet Ballës me një video nga e kaluara

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 18:42
Albana Vokshi

Pas paralajmërimit që kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri Albana Vokshit se do ta padiste në gjykatë për shpifje, deputetja demokratike ka vendosur t’i përgjigjet përmes rrjetit social “Facebook”.

Vokshi ka publikuar një video ku duket Balla rreth moshës 11-12 vjeç teksa i këndon Enver Hoxhës.

Ajo e ironizon këtë video duke i vendosur sipër një pjesë të shkëputur nga kënga.

Sa i takon paralajmërimeve të mëhershme të Ballës, ky i fundit i cilëson akuzat e Vokshit ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar si “çmenduri balte të përshkallëzuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat