Replikat vazhdojnë; Balla-Vokshit: Si ka mundësi që nuk skuqeni?!

Shqipëria

Replikat vazhdojnë; Balla-Vokshit: Si ka mundësi që nuk skuqeni?!

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 21:00
Taulant Balla

Replikat midis kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshit, vazhdojnë.

Vokshi ishte ajo e cila përmes një deklarate për shtyp publikoi ditën e shtunë dokumentin, sipas të cilit në projektin për ndërtimin e teatrit të ri parashikohet edhe ndërtimi i gjashtë kullave. Fill pas këtij prononcimi nga ana e deputetes demokrate, Balla u shpreh për mediat se do ta padiste atë për shpifje në Gjykatë.

Pas këtij prononcimi, deputetja e Partisë Demokratike i ka publikuar kreut të grupit të PS një video, ku sipas saj duket Taulant Balla i vogël që i këndon Enver Hoxhës.

“Rri në mes dëgjon e qeshet,

kur ja themi si bilbilat…

Eeee moreee, eh,

eeeee, moj eeee…,” shkruan këto vargje Vokshi bashkangjitur me videon.

Balla i është përgjigjur sulmit të fundit të Vokshit përmes një tjetër statusi në Facebook, ku thotë se djali në video nuk është ai por  dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit, të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik”, shkruan më tej Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat