PD, peticion Metës: Mos firmos ligjin për Teatrin

Shqipëria

PD, peticion Metës: Mos firmos ligjin për Teatrin

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 11:32
Albana Vokshi

PD ka njoftuar se do të  mblidhen para Teatrit Kombëtar për të firmosur një peticion ku i kërkohet Presidentit Ilir Meta që të mos firmosë ligjin për teatrin kur të miratohet në Kuvend me votat e mazhorancës.

Pas takimit të sotëm me artistët,  Albana Vokshi do të mbajë edhe një deklaratë për mediat.

Një ditë më parë, Partia Demokratike ka publikuar ate qe ajo qe ka cilesuar skemën e grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike.

“Rama dhe Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private që do të shkatërrojë teatrin dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të qytetit. Rama dhe Veliaj gënjejnë publikisht kur thonë se territori i teatrit nuk do të preket asnjë centimetër. Kërkojnë të pastrojnë milionat duke kryer një krim, me shembjen e teatrit kombëtar. Nëpërmjet një ligji të jashtëzakonshëm që shkel shumë ligje të tjera, dhe Kushtetutën, kërkojnë ta miratojnë me urgjencë.

Tre kulla do ndërtohen brenda sipërfaqes së teatrit. Përfitimi minimal i llogaritur nga ekspertët është 205 mln euro. Rama i ka vënë tokës publike një çmimin prej 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë është shumë herë më i lartë…”, tha deputetja Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat