Rama: Bisedimet për anëtarësim në BE nuk nisin të nesërmen

Shqipëria

Rama: Bisedimet për anëtarësim në BE nuk nisin të nesërmen

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 12:38
Edi Rama

Vendimi i vendeve anëtare të BE-së për të miratuar çeljen e negociatave me Shqipërinë në qershor të vitit 2019, mbetet ende një temë e nxehtë për diskutimet politike në vend.

Këtë e vërtetoi edhe kryeministri Edi Rama në Korçë, ku duke folur për nisjen e bisedimeve, tha se qeveria bëri çka mundi, duke akuzuar edhe njëherë opozitën.

Sipas kreut të ekzekutivit, opozita përpiqet t’u tregojë shqiptarëve formën e një gënjeshtre të madhe si të ishte një e vërtetë e hidhur.

“E vërteta është e thjeshtë Shqipëria mori nga BE rekomandimin pozitiv pa kushte për të çelur menjëherë negociatat. Edhe sikur vendimi të ishte marrë për ti çelur negociatat menjëherë do të vendosej një datë. Që mund të ishte në dhjetor apo qershor, me kushtin e nisjes së procesit përgatitor, pasi bisedimet nuk nisin të nesërmen”, tha Rama.

Sipas kryeministrit ky vendim ishte “një mënyrë për të lehtësuar raportin e vendeve që ishin kundër me opinionet e tyre publike, të cilave ua kishin jo të lehtë tua thoshin se do hapnin negociatat me dy vende të Ballkanit”.

Duke iu referuar procesit përgatitor për nisjen e bisedimeve, Rama theksoi se “gjithë ky proces është shtetbërje evropiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat