Tragjedi në Durrës, humb jetën turisti nga Zvicra

Shqipëria

Tragjedi në Durrës, humb jetën turisti nga Zvicra

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një turist nga Zvicra ka humbur jetën në Shqipëri.

Burime nga policia thanë se 66-vjeçari me inicialet N. I., ka humbur jetën në det.

Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në plazh.

66-vjeçari ka qenë duke larë në det kur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.

Pas ngjarjes së rëndë, policia tha se dosjen e ka referuar në Prokurorinë e Durrësit, si ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat