U mblodhën për të bllokuar teatrin, por ja çfarë i thonë deputetët njeri- tjetrit

Shqipëria

U mblodhën për të bllokuar teatrin, por ja çfarë i thonë deputetët njeri- tjetrit

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:58
Komisioni i Ligjeve

Debati për godinën e Teatrit është zhvendosur sot në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mos përfshihet kjo cështje në rendin e ditës.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me ligjin për Teatrin, po konsumohet vepër penale. “Jeni kukulla të Ramës. Po nga burgu keni frikë apo jo? Pse do duhet të beheni pjesë e një organizatë kriminale? Cila është pjesa që keni marrë ju në 200 milionë?  Mos u bëni pjesë mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike.

Jeni duke konsumuar vepra penale, nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti e përgjegjësia kolektive. Hiqeni nga rendi i ditës, mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni betimin që keni bërë në kushtetutë, që do të mbroni interesat e publikut”, tha Alibeaj. “Po thyeni kodin e etikës”, reagoi Ulsi Manja

“Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti”, replikoi Alibeaj .

“Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua”, tha Manja.

“O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti”, reagoi Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat