Shqipëria ngjitet në majat botërore të kërkimeve detare

Shqipëria

Shqipëria ngjitet në majat botërore të kërkimeve detare

Nga: ATSH Më: 2 korrik 2018 Në ora: 11:52
Shqipëri

?Pas një dekade të suksesshme nga anija Herkules e Fondacionit Amerikan Rpm Nautical, këto ditë mbërriti në ujërat tona anija kërkimore Virazon II.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare duke theksuar se Shqipëria ngjitet në majat botërore të kërkimeve detare.

Tare sqaron se kjo anije, pronë e Institutit Amerikan të Kërkimeve Navale në Teksas, e specializuar për kërkime nënujore, do të mbështesë zbulimet e kryera deri më sot në brigjet tona detare, me fotografime të specializuara dhe harta dixhitale.

Në perspektivë, pritet të kryhen edhe kërkime të mirëfillta arkeologjike të cilat do të krijojnë mundësinë e krijimit të një Muzeu Nënujor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat