Negociatat: Gjermanët shtojnë si kusht edhe zgjedhjet lokale të vitit tjetër

Shqipëria

Negociatat: Gjermanët shtojnë si kusht edhe zgjedhjet lokale të vitit tjetër

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Gjatë një interviste ekskluzive për seksionin shqip të DW, raportuesi i grupit më të madh parlamentar për Shqipërinë në Bundestag, CDU/CSU, Thorsten Frei ka zbuluar një detaj të pathënë më parë për rrugën e vështirë, që ka vendi ynë deri në hapjen e negociatave.

Në vendimin e Këshillit Europian, përveç shumë kushteve të tjera që vendit tonë i duhet të përmbush deri në qershorin e vitit që vjen, një theks i veçantë ju vu edhe mbylljes sa më shpejtë, të Reformës Zgjedhore.

Por duket se në këtë pikë, ligjvënësit gjerman kanë edhe një afat të mirëpërcaktuar. Sipas deputetit Frei, as që bëhet fjalë që të ketë Konferencë anëtarësimi, nëse vendi nuk i zhvillon zgjedhjet lokale të cilat janë vitin tjetër me një Reformë të Re Zgjedhore.

Në përgjigjen ndaj pyetjes, se kur mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, raportuesi I CDU/CSU, mes të tjerave dha edhe një ultimatum për Reformën Zgjedhore;

“Kjo do të varet, jo përpara fundit të vitit 2019. Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte.

Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore.

Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat