LSI kundër ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar, Vasili: Kultura po goditet në themel

Shqipëria

LSI kundër ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar, Vasili: Kultura po goditet në themel

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 15:03
Petrit Vasili

E kanë cilësuar si një ditë të zezë për Shqipërinë ligjin e qeverisë për tokën e Teatrit Kombëtar, duke paralajmëruar kështu se LSI nuk do ta votojë draftin e futur me procedurë të përshpejtuar në kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili, i cili është shprehur se ligji në fjalë tregon më së miri se në vend dhe nën qeverisjen e Ramës, sundimi i së drejtës është i pamundur.

"Grupi Parlamentar i LSI-së do të votojë tërësisht kundër dhe ky është një vendim unanim i grupit dhe shumë i motivuar, pasi lidhur me këtë ligj, e vetmja gjë që mund të thuhet fare thjesht, është që në Shqipëri nuk mbizotron dhe nuk sundon shtetit të së drejtës.

Ky ligj besoj, është një ditë e zezë për Shqipërinë, për qytetarët shqiptarë që kuptojnë se çdo gjë mund të rrëmbehet, mund të rrëmbehet prona publike që na përket të gjithë së bashku, mund të destrukturohet dhe goditet në themel kulturën.”-tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat