Botërori “boshatis” xhepat e shqiptarëve

Shqipëria

Botërori “boshatis” xhepat e shqiptarëve

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 21:15
Botërori 2018

Kampionati Botëror shoqërohet ndër të tjera me shtimin e xhiros së pikave të basteve.

Pronarët e pikave të basteve pohojnë se xhiroja është dyfishuar. Një prej tyre tregoi se nëse në një muaj bënte 30 milionë lekë xhiro, tani realizon 60 milionë lekë të vjetra.

Në këtë ndikon intensiteti i ndeshjeve, adrenalina e lartë dhe garancia që japin ekipet e mëdha që për hir të së vërtetës me mbylljen e fazës çerekfinale rezultuan zhgënjyese.

“Po, është shumë interesant. Më pëlqen Botërori, pasi do të jetë hera e parë që Suedia do fitojë kampionatin. Baste nuk kam vënë”, thotë një i huaj.

Qytetarët pohojnë se e shikojnë kampionatin, por nuk vënë baste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat