Vendimi i qeverisë, shqiptarët e diasporës duhet të deklarojnë adresat

Shqipëria

Vendimi i qeverisë, shqiptarët e diasporës duhet të deklarojnë adresat

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 21:47
Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që emigrantët duhet të bëjnë vetëdeklarim të adresës ku jetojnë.

Por si do të bëhet vetëdeklarimi.

Qeveria zbulon edhe hapat që duhen ndjekur

a) Nëpërmjet publikimit në faqet zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

b) Nëpërmjet programeve, reklamave dhe spoteve për transmetim nga operatorë radiotelevizivë, fletëpalosjeve, takimeve me përfaqësues të shoqatave shqiptare jashtë vendit dhe të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.

Shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë aplikojnë për plotësimin e formularit tip të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në dy mënyra:

a) në mënyrë elektronike;

b) në mënyrë manuale.

Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, ndjekin procedurën e përcaktuar në manualin që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, vetëm për t’u njohur dhe për të printuar nga sistemi formularin tip të vetëdeklarimit, ndjekin njërën nga procedurat e mëposhtme:

a) pasi të kenë shkarkuar, printuar dhe plotësuar formularin, sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, e dërgojnë atë me postë pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre;

b) pasi të kenë printuar dhe plotësuar formularin sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, paraqiten fizikisht pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat