Ahmetaj zbardh kontratën: Qytetarët do përfitojnë teatër të ri 9 mijë m2

Shqipëria

Ahmetaj zbardh kontratën: Qytetarët do përfitojnë teatër të ri 9 mijë m2

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 12:34
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zbardhur disa detaje në lidhje me kontratën që parashikohet me kompaninë “Fusha sh.pk” për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. “Qytetarët përfitopjnë mbrapsht të njëjtën pronë, por gati tetëfish më të madhe. Artistët përfitojnë katës salla. Nuk ka kate që ta shfrytëzojë private në këtë pronë, nga 1126 m2 që ka aktualisht në pronësi teattri do të zgjerohet në 9000 m2 ndërtim”-deklaroi Ahmetaj.

Sipas ministrit prona publike mbetet e pacënuar dhe aktorët dhe qytetarët do të marrin një teatër të ri. Ai ka dhënë edhe një shifer kur u shpreh se “në pesë vite kemi investuar vetëm 23 milionë dollare për kulturën. Ndërsa me një objekt janë 27 milionë euro që do të futen në bilancet e shtetit”-tha Ahmetaj, duke iu referuar ndërtimit të teatrit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat