Spaho e Vasili i çojnë letër Ruçit: Anulo ligjin për Teatrin, votat u vodhën!

Shqipëria

Spaho e Vasili i çojnë letër Ruçit: Anulo ligjin për Teatrin, votat u vodhën!

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:55
Spaho e Vasili, Ruçi

ryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kërkojnë kreut të kuvendit, Gramoz Ruçi të anulojë votimin e ditës së djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në letrën e tyre, Spaho dhe Vasili shkruajnë se është votuar në mënyrë të jashtëligjshme me emrin e deputetit Vangjel Tavo.

‘Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk kanë qenë të pranishëm’, thuhet kërkesën e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat