Koncesioni i ri mbi naftën, “kontrolli i pompave” nga privatët, në kundërshtim me ligjin

Shqipëria

Koncesioni i ri mbi naftën, “kontrolli i pompave” nga privatët, në kundërshtim me ligjin

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Ekspertët thonë se nisma i qeverisë për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave në pikat e karburanteve është në kundërshtim me ligjin.

“Ligji për metrologjinë nën nenin 40 e thotë shprehimisht një shërbim mund të jepet tek personat fizik apo juridik privat vetëm kur nuk mund të kryhet nga drejtoria e metrologjisë. Ky shërbim është kryer prej disa vitesh nga kjo drejtori ndaj koncesioni është në kundërshtim me ligjin”, shprehet Adrian Batusha, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Metrologjisë.

Kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve aktualisht kryhet nga drejtoria e metrologjisë. Për këtë shërbim kompanitë e karburanteve paguajnë 14 mijë lekë në vit për çdo pompë, para që shkojnë në buxhetin e shtetit. Por dy javë më parë, përmes një vendimi të beftë qeveria vendosi që t’ja kalojë privatit këtë biznes, i cili gjeneron miliona euro në vit.

“Largimi i kësaj pjese, që është një ndër zërat kryesorë të asaj drejtorie, do të thotë se i cenon interesat e publikut, të buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, nuk e di se sa garanci ka nga ana e mbrojtjes së konsumatorit”, shprehet Batusha.

Në vendim qeveria ka shpërblyer me 10 pikë bonus kompaninë “Noa Control”, e cila ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit. Por oferta nuk është bërë publike, ashtu si dhe arsyet se pse qeveria po ja jep këtë shërbim privatit duke hequr dorë nga miliona euro të ardhura për shtetin.

“Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e ka ofruar këtë shërbim në vite, ka investuar në njerëz, në specialistë. Është bërë një investim i konsiderueshëm edhe në teknologji. Edhe në teknologji nuk shoh asnjë arsye pse të ndërmerret ky hap”, shprehet ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Metrologjisë.

Koncesioni i popmpave është taksa e tretë private që qeveria u ngarkon qytetarëve tek çmimi i naftës. Dy të parat janë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, para të cilat paguhen nga qytetarët përmes çmimit të naftës, por në vend që të shkojnë në buxhetin e shtetit janë devijuar në llogari private, përmes koncesioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat