“Boom turistësh të huaj”, Rama pralajmëron një surprizë nesër në Vlorë

Shqipëria

“Boom turistësh të huaj”, Rama pralajmëron një surprizë nesër në Vlorë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 22:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” deklaroi se në vendin tonë ka pasur një boom turistësh të huaj. Kreu i qeverisë bëri të ditur se mbrëmjen e nesërme në Lungomare në Vlorë do të performojë Trupa e Operas.

“Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…

Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës] ”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat