Vijon operacioni "Roja e Gjelbër" në Shqipëri

Shqipëria

Vijon operacioni "Roja e Gjelbër" në Shqipëri

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:17
Operacioni "Roja e Gjelbër"

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit janë goditur tre raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, ku janë sekuestruar rreth 30 metër kub lëndë drusore, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë 12 orëve të fundit kanë evidentuar e goditur tre raste.

“Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve I. L, 32 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me automjetin tip kamionçinë, pa dokumentacion përkatës. A.L, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugorë Fushë Bulqizë- Bulqizë u konstatuan rreth 19 metër kub lëndë drusore të prera nga shtetasi i lartëpërmendur pa dokumentacion përkatës dhe S.D, 40 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar 8 metër kub lëndë drusore me automjetin tip kamion, pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat