“Doli pistoleta mo vllai!” Dalin të tjera pamje nga përplasja me armë në Dhërmi

Shqipëria

“Doli pistoleta mo vllai!” Dalin të tjera pamje nga përplasja me armë në Dhërmi

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:50
Ilustrim

Të tjera pamje janë publikuar nga përplasja me armë në një lokal në Dhërmi mbrëmjen e kaluar.

Siç shihet në këtë video të re që ka mbërritur në Ora News, njerëzit duken të frikësuar, ndërsa ambienti është plotësisht i shkatërruar, me tavolina të përmbysura dhe gota të thyera.

Pamjet tregojnë që ngjarja sapo ka ndodhur, pasi në sfond vijon ende muzika, ndërsa tavolinat kanë filluar të boshatisen, pasi njerëzit janë larguar nga frika.

Në sfond dëgjohet një dëshmitar i cili thotë: "Doli pistoleta…", ndërsa më tutje një person tjetër i veshur me të bardha duket i nervozuar.

Po ashtu në video duken edhe disa persona të veshur me të zeza të cilët kontrollojnë territorin ku ndodhi përplasja.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi Emiljano Nina 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte pasur konflikt të hershëm me një person që gjithashtu ndodhej në këtë disko dhe qëlloi në ajër 4 herë me pistoletë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat