Fusha e mbetjeve në Vlorë sipas standardeve mjedisore

Shqipëria

Fusha e mbetjeve në Vlorë sipas standardeve mjedisore

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:54
Vlorë

Vlora do të shpëtojë edhe nga një tjetër plagë shumë e rëndë e së shkuarës, fusha e mbetjeve.

Kështu deklaroi sot nga Vlora, Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve.

“Ja ku jemi sot këtu dhe shumë pak metra nga këtu kemi një tjetër dëshmi rrënqethëse, fushën e plehrave, që falë përpjekjes sonë dhe nënshkrimit të një marrëveshje shumë të rëndësishme financimi do të zhbëhet njëherë e mirë dhe plehrat do të trajtohen sipas standardeve të duhura higjenike dhe mjedisore”, tha Rama.

Ka shumë akoma për të bërë për Vlorën e gjithë Shqipërinë, tha Kryeministri, “por duhet të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë sa shumë është bërë gjatë këtyre viteve”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat