PD paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Nëse 2 Lalët do t'i shkojnë në fund zullumit special Fusha shpk, atëherë...

Shqipëria

PD paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Nëse 2 Lalët do t'i shkojnë në fund zullumit special Fusha shpk, atëherë...

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 06:45
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Partia Demokratike ka denoncuar sot një mori ligjesh që shkel ligji special Fusha shpk, siç e quajti deputeti Genc Pollo, ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi që sanksionon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave mbi të dhe i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Pollo tha për mediat:

"Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari  i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qëndrore të  Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ”Fusha sh.p.k”.

Nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës  dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi.

Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë  përkatësisht nenin  71 të saj   duke qënë një kontraktim  pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane  dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre  këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.

Madje në raste te veçanta  BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro.

Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian.

Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh.

Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund  ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen,  ku kam besimin se e mira do të triumfojë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat