Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes

Shqipëria

Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 10:41
Kryeprokurorja te “Ligjet”

Është parashikuar që sot në orën 11:00 në Komisionin e Ligjeve, Kryeprokurorja Arta Marku të raportojë para deputetëve për analizën vjetore të institucionit, po ashtu edhe ministria e Drejtësisë, por opozita ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e kësaj mbledhje.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.

Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.

“Shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit”, thuhet në reagimin e opozitës.

Në kërkesën drejtuar Ruçit, kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz. Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit.

Duke cituar kompetencat e Kryetarit, Spaho dhe Vasili i kërkojnë kryeparlamentarit Ruçi të anulojë mbledhjen e orës 11.00, që zhvillohet në shkelje të 4 neneve të Rregullores, sipas tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat