Përmasat e korrupsionit/ Ja pse u shkarkuan 10 prokurorë e gjyqtarë, dosjet e nxehta

Shqipëria

Përmasat e korrupsionit/ Ja pse u shkarkuan 10 prokurorë e gjyqtarë, dosjet e nxehta

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 08:59
Fatos Lulo

Mungesa e justifikimit të pasurisë, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurisë është arsyeja e vetme që ka ‘djegur’ 10 gjyqtarë dhe prokurorë nga 22 subjekte të kontrolluara deri më sot. Edhe nëse gjatë hetimit të thelluar prokurori apo gjyqtari kanë rezultuar me probleme sa i takon aftësive profesionale dhe lidhjeve me krimin, kriteri i pasurisë ka patur rol vendimtar për shkarkimin e subjektit nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulon, për shkak se nuk justifikonte 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada.


Lulo, ku ishte pjesë e Gjykatës së Lartë ka dhënë vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA, i cili akuzohej nga drejtësia amerikane për vraje, zjarrvënie etj. Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është në prag të shkarkimit pasi sipas raportit të KPK gjyqtari ka fshehur një dënim në Itali për vjedhje, ka lidhje me krimin, ka fshehur, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikon pasurinë. Admir Thanza është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare edhe për shkak të dosjeve që ka gjykuar. Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e viktimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi.

Edhe prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale. Ish-prokuror ka pasur në dorë disa dosje me rëndësi, mes tyre edhe dosjen e 21 Janarit, e cila konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të drejtësisë. KPK shkarkoi nga detyra edhe prokurorin e Tiranës, Gentian Trenova, për deklarim të rremë të 12 mijë eurove. Trenova, nga hetimet e KPK, rezultoi se ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë, ndërsa nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i cili pas përgjimeve rezultoi i përfshirë në këtë çështje. Një tjetër prokuror i shkarkuar nga Vetingut është edhe Luan Kaloçi, i cili për të justifikuar pasurinë tha se ka fituar 5.2 milionë lekë në baste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat